Politika e privatësisë - Energy for Equality

Politika e privatësisë

Data e hyrjes në fuqi: 24.09.2024

1. Hyrje
Kjo Politikë e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave sqaron se si programi i MCA Kosova i titulluar “Energji për Barazi” grumbullon, përpunon dhe mbron të dhënat personale, në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (RrPMDh), kornizën ligjore për mbrojtjen e të dhënave në Kosovë dhe ligjet e tjera përkatëse. Mbledhja e të dhënave kryhet në emër të MCA Kosova nga ana e Tetra Tech, e cila menaxhon veprimet e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave.

2. Mbledhja e të Dhënave
Ne grumbullojmë dhe përpunojmë llojet e të dhënave personale në vijim:

  • Informacioni i Identifikimit Personal: Emri, adresa e emailit, adresa postare, si dhe numri i telefonit.
  • Të dhënat e përdorimit: Informacioni lidhur me atë se si përdoruesit ndërveprojnë me shërbimet dhe faqet tona në internet.
  • Gjurmimi i përdorimit (Cookies dhe Analytics): Ne përdorim cookies dhe teknologji të gjurmimit, si analitikat e besueshme (Plausible Analytics), për të monitoruar qarkullimin e përdoruesve në faqen në internet dhe sjelljen e përdoruesve.
  • Të dhënat nga anketa: Të dhënat e mbledhura nga anketat për qëllime hulumtimi dhe informate kthyese.
  • Adresat IP (adresa e protokollit të lidhjes) Ne grumbullojmë adresat IP në formë anonime për të garantuar sigurinë e shërbimit dhe pajtueshmërinë me detyrimet ligjore, pa cenuar privatësinë e përdoruesit.

3. Përdorimi i të dhënave
Të dhënat personale që mblidhen përdoren për qëllimet në vijim:

  • Ofrimi i shërbimit: Të ofrohen shërbimet e kërkuara, të përpunohen kërkesat, si dhe t’i përmirësohet përdoruesit përjetimi i faqes.
  • Përpunimi i grantit dhe i aplikacionit: Për vlerësim dhe përpunim të aplikacioneve për grante ose financim.
  • Pajtueshmëria ligjore: Të ketë pajtueshmëri me detyrimet ligjore, duke përfshirë rregulloret e mbrojtjes së të dhënave.
  • Komunikimi: Të dërgohen përditësime, njoftime dhe informacione lidhur me shërbimin.
  • Përpunimi i anketës: Për qëllime hulumtuese, duke ofruar opsionin që pjesëmarrësit të kërkojnë fshirjen e të dhënave të tyre në çfarëdo momenti.

4. Ruajtja dhe Shpërndarja e të Dhënave
Të gjitha të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt brenda serverit Microsoft SharePoint që posedon Tetra Tech, në pajtueshmëri me politikat e Tetra Tech. Të dhënat do të ndahen vetëm brenda hapësirës së Tetra Tech apo me ofrues të besuar të shërbimeve, duke përfshirë MCA Kosova dhe partnerë të tjerë të miratuar, kur ka nevojë. Të dhënat nuk do të ndahen me palë të paautorizuara pa pëlqim paraprak, përveç nëse kërkohet me ligj.

Në përputhje me ligjet përkatëse mbi privatësinë, ne do të:

  • Mbrojmë të dhënat tuaja personale dhe do t’i mbajmë ato të sigurta.
  • Përpunojmë informacionin tuaj personal në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente.
  • Mbledhim të dhënat vetëm për qëllime të mirëfillta të cilat do t’ua kemi shpjeguar qartë dhe nuk do t’i përdorim në mënyrë të papajtueshme për ato qëllime.
  • Përpunojmë informacionin tuaj personal vetëm për qëllimet që ju kemi treguar dhe do të kufizohemi vetëm në ato qëllime.

5. Ruajtja e të Dhënave
Ne i ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e parapara me këtë politikë ose siç kërkohet me ligj. Më pas, të dhënat do të fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.


6. Të drejtat e përdoruesit
Ju keni të drejtat e mëposhtme lidhur me të dhënat tuaja personale:

  • E drejta e qasjes: Kërkoni kopje të të dhënave tuaja personale.
  • E drejta për korrigjim: Korrigjoni ose përditësoni të dhënat e pasakta.
  • E drejta e fshirjes: Kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, aty ku është e mundur.
  • E drejta për të kundërshtuar: Kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja ose tërhiqni pëlqimin tuaj për qëllime specifike, si marketingu.
  • E drejta për të tërhequr pëlqimin: Tërhiqeni aty ku mund ta keni dhënë pëlqimin tuaj për grumbullimin, përpunimin dhe transferimin e informacionit tuaj personal për qëllim të caktuar, ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj për atë përpunim specifik në çfarëdo momenti.
  • Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi na kontaktoni në info@energyforequality.com

7. Pajtueshmëria Ligjore
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave do të kryhet në përputhje me kornizën ligjore të mbrojtjes së të dhënave në Kosovë, RrPMDh-në dhe ligjet e tjera të zbatueshme, duke siguruar që të gjitha aktivitetet përpunuese janë të ligjshme.

8. Cookies dhe teknologjitë e gjurmimit
Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme gjurmimi për ta përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të analizuar performancën e faqes në internet. Kjo përfshin gjurmimin e sjelljes së përdoruesit përmes analitikës së besueshme (Plausible Analytics).

9. Siguria e të dhënave
Ne jemi të përkushtuar të realizojmë sigurinë e të dhënave tuaja personale. Ne zbatojmë masa të rrepta sigurie, duke përfshirë enkriptimin dhe kontrollin e qasjes, me qëllim të parandalimit të qasjes së paautorizuar, shkeljeve të të dhënave ose humbjes së informacionit personal.

10. Ndryshimet në këtë politikë
Ne mund ta përditësojmë periodikisht këtë politikë të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave ashtu që të pasqyrohen ndryshimet e praktikave tona apo të ligjeve në fuqi. Çfarëdo ndryshimi i rëndësishëm do të komunikohet përmes faqes sonë të internetit ose njoftimeve direkte tek individët e prekur.

11. Informata kontaktuese
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë politikë ose dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja sa i përket të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në:

Email: info@energyforequality.com