MCA Kosovë do të jep grante për avancimin e përfaqësimit të grave dhe karrierës së tyre në sektorin e energjisë.
Grantet janë dizajnuar për të mbështetur:
- Aktivitetet të cilat promovojnë praktika të barabarta gjinore mes punonjësve në sektorin e energjisë dhe sektorëve të ngjashëm
- Ofrimin e ndihmës teknike për të ndihmuar rritjen e përfaqësimit të grave dhe grave nga komunitetet etnike pakicë në kompanitë e energjisë në Kosovë,
- Rrjetëzimin, mentorimin dhe mundësitë tjera arsimore dhe mësimore për gratë.
Synimi përfundimtar është rritja e punësimit të grave, mbajta dhe promovimi i tyre në fuqinë punëtore në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.
LLOJET E MASAVE
Llojet e masave në vijim do të financohen përmes granteve:
- Politikat
- Projektet
- Iniciativat
Lista është indikative, dhe ndjehuni të lirë të përfshini ide të ndryshme për një fuqi punëtore më përfshirëse në sektorët e energjisë dhe sektorët plotësues.
Mund të aplikoni për një kombinim të kategorive. Për shembull, politikat e përmirësuara të Burimeve Njerëzore, dhoma për gjidhënie dhe programi për punë praktike.
Politikat
Grante për financimin e konsulencës për zhvillimin e:
- Politikës gjinore/rekrutimit me mundësi të barabartë / pagesës së barabartë
- Politikës kundër ngacmimit
- Politikës me orar fleksibil dhe politikës shtëpi-zyrë
- Politikave për adresimin e përgjegjësive për kujdes (përfshirë pushimin prindëror, kujdesin e fëmijëve, kujdesin e të moshuarve)
- Politikës së Burimeve Njerëzore (zhvillimin) me mbështetjen e menaxhimit të rrugës së barabartë drejt karrierës
- Politikës për kthimin në punë (ri-integrimin dhe riaftësimin)
- Certifikimit të Barazisë Gjinore (p.sh., EDGE, UN Gender Equality Seal, etj.)
Projektet
Grantet për financimin e:
- Programit të transportit: automjetet, kontratat e qëndrueshme me ofruesit e shërbimit transportues, qiradhënia e automjeteve ose mbështetja financiare për transport të sigurt
- Zhveshtoreve dhe banjave
- Dhomave për gjidhënie
- Hapësirave për kujdes ditor ose mbështetje monetare për kujdesin e fëmijëve
- Softuerëve dhe platformave për të mësuarit nga distanca
- Pajisjeve të IT për të mundësuar punën nga shtëpia (laptopët dhe të ngjashme)
- Sistemet/pajisjet për monitorimin e orarit fleksibil
- Softuerëve dhe platformave të IT për databazën e barazisë gjinore dhe sistemin monitorues
Iniciativat
Grantet për financimin e:
- Punës praktike (pagë për së paku 6 muaj) dhe programe të mentorimit (2-3 ditë)
- Trajnimeve & kualifikimeve për shkathtësi
- Aktiviteteve të avokimit (promovimi i shembujve të mirë)
- Fushatave për ndjeshmëri dhe përfshirje gjinore
- Programeve të lidershipit
- Iniciativave për rrjetëzim të brendshëm ose të jashtëm
- Trajnimeve për riaftësim
- Bursave
Çfarë duhet të prisni nga procesi?
Këto grante kërkojnë përfshirjen e vazhdueshme të fituesve të granteve.
Përgatituni për t’ia kushtuar kohën angazhimit në:
– Vlerësim
– Trajnim
– Planifikim të Veprimit
– Financim të orientuar në rezultate
Përfitimet e menjëhershme për pjesëmarrësit në grant të përzgjedhur pas koncept dokumentit:
– Qasja në rezultatet e vlerësimit.
– Qasje në trajnim për stafin e kompanisë
– Plani i Veprimit Gjinor për kompaninë
Përfitimet tjera të mundshme:
– Qasje në financimin e grantit
– Performancë të përmirësuar të biznesit
– Reputacion të përmirësuar