Shtojca 1 e Njoftimit për Mundësi Financimi (NOFO) përmban listën e aktiviteteve në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm, duke përfshirë ”Aktivitete të tjera të teknologjisë informative dhe shërbimeve kompjuterike.”
Megjithatë, nëse ju si subjekt nuk jeni të përfshirë në sektorin e Energjisë ose sektorët e ngjashëm, ka gjasa që të mos kualifikoheni për financim nga grantet e Energjisë për Barazi.
Nëse ju si subjekt jeni të përfshirë në zhvillimin e softuerëve lidhur me Energjinë të cilët përdoren për faturim, planifikim dhe shpërndarje të pagesave komunale, ose aktivitete të tjera të teknologjisë informative dhe shërbimeve kompjuterike të cilat i kontribuojnë objektivit të programit E4E, mund të kualifikoheni.
Ju lutemi t’i referoheni Faqes 14 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së, për detaje lidhur me kriteret e përzgjedhjes. Informata shtesë mund të gjinden tek: https://www.energyforequality.com/grants-application/
Të gjitha subjektet që kanë të drejtë të aplikojnë duhet të jenë:
Kjo mundësi financimi është duke u ofruar në tre nivele. Kriteret e pranueshmërisë për çdo nivel janë si më poshtë:
Niveli 1, kompanitë mikro dhe ato të vogla:
Niveli 2, Kompanitë e Mesme:
Niveli 4, OSHC-të:
Ju lutemi t’i referoheni Faqes 14 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së për kriteret e detajuara të përshtatshmërisë.
Afati i fundit për dorëzimin e Koncept-Dokumentit është 29 nëntor 2024 në orën 12:00 të ditës, përmes emailit tek e4e.grants@mcakosovo.org. Në bazë të kësaj, ju mund të dorëzoni Koncept-Dokumentin kur të jetë gati në këtë afat apo para këtij afati.
Ju lutemi t’i referoheni Faqes 18 (‘4.2 – Afati kohor i propozuar’) të NOFO-së për më shumë informacion.
*Afati i ri për dorëzimin e koncept dokumenteve është 16 dhjetor, ora 13:00 CET.
Mësoni më shumë këtu
Nëse subjekti është kompani mikro, e vogël ose e mesme në sektorin mediatik, nuk ka të drejtë.
Nëse subjekti është OSHC/OJQ aktive në avokimin e pjesëmarrjes së grave dhe grupeve minoritare në fuqinë punëtore të energjisë dhe sektorët e ngjashëm, ka të drejtë. Subjekti ekonomik duhet të shikojë seksionin NOFO lidhur me Ndërhyrjet Ilustruese përpara se të aplikojë.
Ju lutemi t’i referoheni Faqes 14 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së për kriteret e detajuara të përshtatshmërisë.
Afati i fundit për dërgim të Koncept-Dokumentit është 29 nëntor 2024 në ora 12:00 të ditës përmes emailit tek e4e.grants@mcakosovo.org.
Varësisht se cilit Nivel i takon subjekti juaj, duhet të plotësoni formularin e duhur për aplikim lidhur me Nivelin tuaj. Të gjithë formularët i keni në dispozicion tek https://www.energyforequality.com/grants-application/. Ju lutemi keni parasysh shtojcat përkatëse që duhet të bashkëngjiten me aplikacionin tuaj.
Detajet e plota lidhur me aplikacionin tuaj mund t’i gjeni tek: https://www.energyforequality.com/grants/
*Afati i ri për dorëzimin e koncept dokumenteve është 16 dhjetor, ora 13:00 CET.
Mësoni më shumë këtu
Ju lutemi t’i referoheni përgjigjes në Pyetjen 2.
Këto grante synojnë të rrisin përfaqësimin e grave në sektorët e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.
Ju lutemi t’i referoheni gjithashtu Faqes 12 (‘Seksioni II – Përshkrimi i programit dhe nënseksioni 2.4 – Ndërhyrjet ilustruese’) dhe shikoni llojet e masave që janë me interes për financim.
Ju lutemi referojuni gjithashtu Faqes 14 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së lidhur me kriteret e detajuara të përshtatshmërisë.
Këto grante synojnë të rrisin përfaqësimin e grave në sektorët e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.
Nëse propozuesit përfaqësojnë kompani në sektorin e energjisë ose sektorët e ngjashëm, grantet e Energjisë për Barazi kanë për qëllim të mbështesin zhvillimin e brendshëm të fuqisë punëtore.
Nëse propozuesit përfaqësojnë OSHC, grantet e Energjisë për Barazi kanë për qëllim të mbështesin programimin aktual ose atë të ardhshëm të organizatës i cili kontribuon në rritjen e përfaqësimit të grave në sektorin e energjisë.
Ju lutemi t’i referoheni gjithashtu Faqes 12 (‘Seksioni II – Përshkrimi i programit dhe nënseksioni 2.4 – Ndërhyrjet ilustruese’) dhe shikoni llojet e masave që janë me interes për financim.
Ju lutemi t’i referoheni gjithashtu Faqes 14 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së për kriteret e detajuara të përshtatshmërisë.
Individët nuk kanë të drejtë të aplikojnë për financimin me grante të Energjisë për Barazi.
Ju lutemi t’i referoheni Faqes 14 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme) të NOFO-së për kriteret e detajuara të përshtatshmërisë.
Ju lutemi t’i referoheni gjithashtu tabelës në Faqe 15 të NOFO-së e cila përmban numrin minimal të punonjësve për të pasur drejtë aplikimi.
Nuk ka kufizime sa i përket numrit të masave që mund të zgjidhni, por ne presim që të jeni realistë dhe të zgjidhni masa nga kategori të ndryshme të cilat janë me rëndësi për konceptin që ju mund ta keni dhe të cilat janë në përputhje me buxhetin që do ta kërkoni.
Nëse jeni kompani, mund të lexoni shembuj të masave tek Seksioni 2.4 i NOFO-së, në tre lloje masash.
Për propozuesit që përfaqësojnë OSHC, llojet e masave që mund të aplikohen kufizohen në bazë të iniciativave. OSHC-të nuk do të kenë të drejtë aplikimi për masa në politika apo projekte.
Shumat e paraqitura në NOFO janë shumat maksimale që mund të jepen nga MCA-Kosovë sipas niveleve të ndryshme. Për shembull: Një kompani e vogël mund të aplikojë me një Koncept-Dokument në vlerë prej 28,889€ (nga të cilat maksimumi 26,000€ (90%) kërkohen prej MCA-Kosovës dhe minimumi 2,889€ (10%) janë kosto e ndarë bashkërisht nga kompania)
Grantet e Energjisë për Barazi kanë si qëllim specifik mbështetjen e zbatimit të politikave, projekteve dhe iniciativave për barazi gjinore në vendin e punës tek kompanitë përfituese të granteve të cilat janë në sektorët e energjisë dhe sektorët e ngjashëm, dhe të mbështesin OSHC-të që mbrojnë aktivisht përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë dhe/ose vendin e punës.
Në fazën e Koncept-Dokumentit, aplikantët nuk kanë nevojë të paraqesin buxhet të detajuar, por vetëm një shifër totale të buxhetit, të bërë si vlerësim i nivelit të lartë, të ndarë në dy shifra të cilat paraqesin shumën e financuar nga MCA-Kosovë dhe shumën e ndarjes së përbashkët të kostos.
Propozuesit mund t’i llogarisin këto shifra duke krijuar një buxhet të brendshëm i cili paraqet listë kostosh të përafërta për të zbatuar aktivitetin e tyre të propozuar, dhe më pas duke llogaritur shumën dhe përqindjen e pjesës së kostos së ndarë bashkërisht.
Secila rubrikë paraqet një aktivitet/kategori specifike.
Kriteri është për numrin total të punonjësve që nga viti 2023, gjë që dëshmohet me anë të paraqitjes së dokumentacionit mbështetës në aplikacion (Shtojca 3: “Dëshmi mbi numrin e punonjësve (ekstrakt një vjeçar nga Administrata Tatimore e Kosovës”)
Numri i punonjësve nga vitet e tjera nuk do të merret parasysh.
Nivelet 1 dhe 2 janë të destinuara për kompanitë në sektorin e energjisë ose sektorë të ngjashëm. Niveli 4 është i destinuar për organizatat e shoqërisë civile të cilat duhet të jenë aktive në avokimin për pjesëmarrjen e grave dhe grupeve pakicë në fuqinë punëtore ose në sektorin e energjisë.
Ju duhet ta vlerësoni nëse Universiteti që përfaqësoni përshtatet tek ndonjëri prej niveleve (dhe plotëson kërkesat e nivelit). Për më shumë, ju lutemi t’i referoheni Faqes 16 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së për kriteret e detajuara të përshtatshmërisë.
Mësimet e nxjerra nga ky raund grantesh do të shërbejnë si informata për Programin e Granteve të “Energji për Barazi” për raundet e ardhshme të granteve, të cilat mund të përfshijnë edhe ndryshime të kritereve ose të aspekteve tjera të programit. Megjithatë, në këtë fazë, është ende herët të dihet nëse diçka mund të ndryshojë në raundet e ardhshme të granteve.
Nëse OJQ-ja juaj është aktive në avokim për pjesëmarrje të grave dhe grupeve pakicë në fuqinë punëtore ose në sektorin e energjisë, ose nëse ky avokim është qartazi pjesë e misionit të organizatës suaj, atëherë po, ka të drejtë të aplikojë.
Si pjesë e formës së Koncept Dokumentit, kërkohet nga ju që të bëni përmbledhje të përvojës së mëparshme të subjektit tuaj gjë që mund t’ju kualifikojë si përmbushje e kërkesave të sipërpërmendura.
Shtojca 1 e Njoftimit për Mundësi të Mbështetjes Financiare (NOFO) përmban listën e aktiviteteve në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm, duke përfshirë “Aktivitete të tjera të teknologjisë informative dhe shërbimeve kompjuterike”.
Megjithatë, nëse entiteti juaj nuk është e përfshirë në sektorin e energjisë ose në sektorë të ngjashëm, ka gjasa që të mos kualifikoheni për financim nga grantet e “Energjisë për Barazi”.
Nëse entiteti juaj është i përfshirë, për shembull, në zhvillim e softuerëve lidhur me energjinë, të cilat softuerë përdoren për faturim, planifikim dhe shpërndarje të shërbimeve, ose aktivitete të tjera të teknologjisë informative dhe shërbimeve kompjuterike të cilat i kontribuojnë objektivit të Programit të granteve “Energji për Barazi”, subjekti juaj mund të kualifikohet.
Ju lutemi t’i referoheni Faqes 16 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së, për detaje lidhur me kriteret e përshtatshmërisë. Informata shtesë mund të gjenden këtu: https://www.energyforequality.com/grants-application/
Prezantimi do t’u ofrohet të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar në dy sesionet informuese të mbajtura më 13 dhe 14 nëntor 2024. Do të postohet gjithashtu në faqen e internetit: https://www.energyforequality.com
Termi “kompani pjesëmarrëse” në Faqen 11 të NOFO-së synon të përfshijë të gjitha kompanitë që deri në fund të programit Kompakt do të përfitojnë nga aktiviteti IESW në kuadër të projektit JETA. Shprehja “pjesëmarrëse” është shtuar për qëllime të brendshme të monitorimit dhe vlerësimit të MCA-K-së. Ajo NUK paraqet listë të caktuar apo grup kompanish të cilat ekzistojnë diku në ndonjë bazë të dhënash apo grup apo listë të MCA Kosovë.
Ju lutemi vini re se në fazën e Koncept Dokumentit, aplikantëve u kërkohet vetëm të propozojnë ‘shumë të buxhetit të nivelit të lartë’. Një buxhet i detajuar do të kërkohet më vonë në fazën e aplikimit të plotë. Më shumë detaje mbi buxhetin dhe përshtatshmërinë në bazë të kostos do t’u jepen subjekteve që kalojnë me sukses në fazën e Aplikimit të Plotë.
Kostot e përfshira në buxhet në fazën e Aplikimit të Plotë pritet të jenë të arsyeshme, të lejueshme dhe të caktueshme. Përderisa nuk ka kufi të caktuar për fuqinë punëtore, aplikantët duhet t’i kushtojnë rëndësi buxhetit, me saktësi, për të arritur qëllimet e aktivitetit të propozuar sipas grantit.
Më shumë detaje mbi kontributet e pranueshme lidhur me ndarjen e kostos do të ndahen me aplikantët të cilët kalojnë me sukses fazën e Koncept Dokumentit dhe pranojnë kërkesën për fazën e Aplikimit të Plotë.
Programi “Energji për Barazi” është krijuar për të mbështetur vajzat dhe gratë të cilat janë në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre profesional, duke përfshirë profesionistet e nivelit fillestar, gratë që rihyjnë në fuqinë punëtore dhe ato që synojnë role udhëheqëse në sektorin e energjisë. Prandaj, aplikantët për grante, në koncept dokumentin e tyre mund të propozojnë pjesëmarrës, në këtë rast trajnues, të të gjitha moshave.
Kombinimi i masave është diçka që inkurajohet, dhe posaçërisht nëse ato edhe plotësojnë njëra-tjetrën dhe trajtojnë nevojat e subjektit tuaj (ose në rastin e OSHC-ve adresojnë nevojat në treg).
Për këtë thirrje nuk parashihet bashkëpunim mes dy organizatave. Çdo organizatë mund të aplikojë si aplikant individual.
Këto grante synojnë të rrisin përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë dhe sektorë të ngjashëm.
Ju lutemi t’i referoheni edhe Faqes 12 (‘Seksioni II – Përshkrimi i programit dhe nën-seksioni 2.4 – Ndërhyrjet ilustruese’) për të studiuar llojet e masave të interesuara për financim.
Ju lutemi t’i referoheni edhe Faqes 16 (‘Seksioni III – Institucionet e përshtatshme’) të NOFO-së për kriteret e detajuara të përshtatshmërisë.
Ju lutemi vini re se kompanitë që punojnë në Efiçiencën e Energjisë janë të përshtatshme si pjesë e Kritereve kryesore të përshtatshmërisë (të cilat mund t’i gjeni tek Faqja 17 e dokumentit Njoftimi për Mundësi të Mbështetjes Financiare (NOFO). Për më tepër, Shtojca 1 e NOFO-së përmban listën e aktiviteteve në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm, e cila përfshin gjithashtu “Shpërndarjen dhe instalimin e produkteve të efiçiencës së energjisë”.