‘Energji për Barazi’ është aktivitet i Projektit JETA të MCA Kosovë me fokus në barazinë gjinore dhe zhvillimin e fuqisë punëtore. - Energy for Equality

‘Energji për Barazi’ është aktivitet i Projektit JETA të MCA Kosovë me fokus në barazinë gjinore dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.


‘Energji për Barazi’ synon rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit, dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm. Projekti gjithashtu përfshin programe të reja të trajnimit teknik për të ndihmuar gratë të fitojnë shkathtësitë që kërkohen nga punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe që janë të nevojshme në tranzicionin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Energji për Barazi’ përfshin nën-aktivitet në vijim:

Komponenta e Mundësive në ‘Energji për Barazi’

Komponenta e Mundësive në ‘Energji për Barazi’ mbështet gratë në karrierat e tyre përmes fuqizimit të kapaciteteve të tyre, njohurive praktike dhe sistemeve mbështetëse për hyrjen, mbajtjen dhe zhvillimin e tyre në sektorin dinamik të energjisë. Besojmë që duke investuar në zhvillimin profesional të grave, mund të krijojmë një fuqi punëtore më të shumëllojshme, përfshirëse dhe inovative.

Komponenta e Granteve në ‘Energji për Barazi’

MCA Kosovë do të ofrojë grante për avancimin e përfaqësimit të grave dhe karrierës së tyre në sektorin e energjisë. Grantet synojnë të arrijnë qëllimet në vijim: Rritjen e implementimit dhe institucionalizimit të mjediseve të punës, të përshtatshme për gratë në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm në Kosovë. Çfarë është një mjedis i punës i përshtatshëm gjinor? Aty ku gratë me përvoja të ndryshme, përshirë ato nga komunitetet pakicë vlerësohen si punëtore të talentuara. Aty ku kompanitë kanë politika dhe praktika për rekrutimin, punësimin, mbajtjen dhe promovimin e punëtoreve. Shembujt përfshijnë politikat e përshtatshme për familjet nga të cilat përfitojnë si burrat ashtu edhe gratë dhe praktikat për parandalimin e dhunës dhe ngacmimit në bazë gjinore në vend të punës.

Komponenta e Mirënjohjeve në ‘Energji për Barazi’

Komponenta e Mirënjohjeve në ‘Energji për Barazi’ synon të vlerësoj përpjekjet e kompanive për avancimin e barazisë gjinore duke përmirësuar shkëmbimin e praktikave të mira, dhe duke pozicionuar kompanitë si vende atraktive të punës për gratë, si dhe duke rritur vetëdijesimin e kompanive në sektorin e energjisë dhe sektorëve ndërlidhës lidhur me përfitimet e barazisë gjinore në vend të punës.

Llogaria e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCA) Kosovë është entiteti implementues i marrëveshjes së Programit Kompakt.

MCA Kosovë është rezultat i një partneriteti bashkëpunues midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjecarit (MCC) , i formalizuar përmes nënshkrimit të Marrëveshjes Kompakt, në korrik të vitit 2022. Në themel, misioni jonë përqendrohet në realizimin e Programit transformues Kompakt, duke reflektuar angazhimin e përbashkët drejt nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes ekonomike dhe fuqizimit social në Kosovë. Granti substancial i MCC prej 202 milionë dollarë ofron një bazë të fortë për iniciativat e MCA Kosovë, duke reflektuar angazhimin e përbashkët drejt rritjes së qëndrueshme të Kosovës. Ky partneritet thekson vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, duke e pozicionuar MCA Kosovë si një nxitës i progresit dhe ndryshimit transformues. Objektivi kryesor i MCA Kosovë është të mbikëqyrë dhe zbatojë Programin Kompakt, një iniciativë gjithëpërfshirëse që përbëhet nga projekte domethënëse. Këto projekte përfshijnë Projektin për Sistemin e Baterive për Ruajtjen e Energjisë (BESS), dhe Projektin për Përshpejtimin e Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë (JETA), me fokus në barazinë gjinore dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, dhe Projektin e Përshpejtimit të Investimeve Private Shtytëse (ACFD). Bashkërisht, këto përpjekje janë disenjuar në mënyrë strategjike për ta shtyrë Kosovën drejt praktikave të energjisë së qëndrueshme, përfshirjes, dhe diversifikimit ekonomik.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është agjenci e qeverisë së SHBA-së për ndihmë të jashtme, e bazuar në parimin që ndihma është më efektive kur ajo fuqizon qeverisjen e mirë.

MCC dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje për Programin Kompakt në vlerë prej 202 milionë dollarë që do të transformojë sektorin e energjisë në Kosovë ashtu që ky sektor të jetë më i qëndrueshëm, gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe me kosto të arsyeshme. Programi Kompakt në Kosovë synon të përshpejtojë tranzicionin e shtetit drejt të ardhmes së energjisë si një sektor i qëndrueshëm, gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe me një kosto të arsyeshme që synon përmirësimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji në Kosovë. MCC ofron grante me afat të kufizuar që promovojnë rritje ekonomike, ulje të varfërisë dhe fuqizim të institucioneve. Këto investime në infrastrukturën thelbësore dhe reformat institucionale janë intervenime kyçe që përmirësojnë jetën e gati 270 milionë njerëzve në 46 shtete dhe pesë kontinente. Investimet e MCC mbështesin stabilitetin dhe prosperitetin në shtetet partnere dhe në të njëjtën kohë shtyjnë përpara interesat Amerikane.