Komponenta e Mundësive e ‘Energji për Barazi’ mbështet gratë në karrierën e tyre përmes fuqizimit të kapaciteteve të tyre, njohurive praktike dhe sistemeve mbështetëse për të hyrë ose për ta avancuar karrierën e tyre në sektorin dinamik të energjisë. Besojmë që duke investuar në zhvillimin profesional të grave, mund të krijojmë një fuqi punëtore më të shumëllojshme, përfshirëse dhe inovative.
Pjesëmarrësit në Komponentën e Mundësive do të fuqizojnë kapacitetet e tyre, njohuritë praktike dhe sistemet mbështetëse dhe si rrjedhojë kjo do t‘i mundësojë grave që t’i plotësojnë kushtet për tu punësuar, mbajtur në punë dhe promovuar në sektorin e energjisë.
Bashkëpunimi me kompanitë që u ofrojnë mundësi grave në këto fusha dhe udhëheqin mundësitë për zhvillimin e karrierës së tyre, do jetë thelbësor për Komponentën e Mundësive. Implementimi do të fokusohet në tre mundësitë në vijim:
Hyrja në fuqinë punëtore: Për gratë që synojnë të hyjnë në sektorin e energjisë, ne ofrojmë mjete thelbësore, trajnime, mentorim dhe mbështetje për t’ju ndihmuar grave që të fillojnë karrierën e tyre.
Ri-hyrja në fuqinë punëtore: E kuptojmë që gratë e rikthyera në fuqinë punëtore pas një pushimi përballen me sfida të ndryshme. Programi jonë ofron ndihmë për t’ju mundësuar grave rikthim të lehtë në industrinë e energjisë.
Shtegu drejt Lidershipit: Duke njohur rëndësinë e përfaqësimit të grave në pozita të lidershipit, ne ofrojmë mundësi mentorimi për të ndihmuar gratë, që të avancojnë në role vendim-marrëse.
Gratë brenda secilës kategori përballen me sfida specifike në zhvillimin e karrierës, e që kërkon qasje të përshtatura për adresimin e nevojave të tyre individuale, e jo gjetjen e një zgjidhjeje të përgjithshme.
Rrjedhimisht, Komponenta e Mundësive do të ofrojë një gamë të nën-aktiviteteve të disenjuara për përmbushjen e këtyre nevojave të shumëllojshme.
1. Programi i Punës Praktike do të ofrojë një përvojë në vendin e punës për praktikantët, duke i pajisur ata me shkathtësi dhe njohuri praktike dhe duke e lehtësuar zhvillimin e tyre profesional për krijimin e lidhjeve mes kandidateve të kualifikuara dhe punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm
2. Programi i Mentorimit është krijuar për të ofruar mentorim dhe udhëzim për profesionistet që kanë aspirata në industrinë e energjisë. Programi synon nxitjen e zhvillimit të karrierës, rritjen e shkathtësive të lidershipit, dhe promovimin e diversitetit gjinor dhe përfshirjen gjinore brenda sektorit.
3. Programi i Trajnimit është një nën-aktivitet që fuqizon të gjitha mundësitë e shqyrtuara në Energji për Barazi. Lloje të ndryshme të trajnimeve do të mbështesin profesionistët e nivelit fillestar, gratë që rikthehen në fuqinë punëtore ose që dëshirojnë të avancohen në role vendim-marrëse.
Jemi të përkushtuar në krijimin e mundësive që gratë të përparojnë në sektorin e energjisë. Bashkohuni me misionin tonë për mbështetur dhe mundësuar një fuqi punëtore të shumëllojshme.
Ne përdorim “cookies” për ta përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit dhe për të analizuar trafikun tonë. Duke klikuar "Accept All", ju jepni pëlqimin për përdorimin e “cookies” nga ne.
Për më tepër informata vizitoni Politikën e Privatësisë.
©2025 - MCA Kosovo - All rights reserved.
Kjo faqe interneti është mundësuar falë një partneriteti midis popullit amerikan dhe Republikës së Kosovës, përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (https://www.mcc.gov), në pajtim me kushtet e marrëveshjes së Kompaktit të Kosovës që kanë nënshkruar dy vendet mes vete. Përmbajtja në këtë faqe interneti nuk është informacion zyrtar i Qeverisë së SHBA-së dhe nuk i pasqyron pikëpamjet apo qëndrimet e Qeverisë së SHBA-së e as të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit.